Tayna shfaqet ndryshe nga çdo herë tjetër dhe na habiti të gjithëve

Bota e Yjeve

Tayna shfaqet ndryshe nga çdo herë tjetër dhe na habiti të gjithëve

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 17:58
Tayna

Tayna shfaqet gjithmonë sensuale në rrjete sociale dhe sa herë publikon foto tërheq vëmendjen e ndjekësve. Mirëpo këtë herë ajo është shfaqur ndryshe nga çdo herë tjetër dhe madje ka mbetur e habitur edhe vetë.

Këngëtarja ka publikuar në Instagram një video ku shihet e veshur me golf dhe ka treguar se kjo është hera e parë që vesh diçka të tillë. “Hera e parë në jetën time me rrollk… ja kom nis me përparu. E ky gjest as vet s’e di pse”, ka shkruar Tayna përkrah videos së saj.

Ndoshta këtëj e tutje mund ta shohim reperen të veshur më shpesh në këtë lloj mënyrë, edhe pse nuk besojmë se pozat provokuese do të mungojnë prej saj. kujtojmë se gjatë këtij viti Tayna ka qenë mjaft aktive në muzikë, duke publikuar 3 këngë, “Edhe ti” në bashkëpunim me Mozzik, “Bass” dje “Qe qe”.

Image
Tayna

Ndërkohë para disa javësh, menaxheri i Tayna-s, Rinor Hykolli zbuloi se reperja do të publikojë së shpejti dy bashkëpunime ndëkombëtare, të cilat kanë mbetur pezull për shkak të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat