Jonida Maliqi vjen me shumë stil për 28 nëntor, teksa pozon nga Kalaja e Krujës

Bota e Yjeve

Jonida Maliqi vjen me shumë stil për 28 nëntor, teksa pozon nga Kalaja e Krujës

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 12:31
Jonida Maliqi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, është shumë e komentuar për dukjen dhe stilin e saj.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, Jonida me rastin e festës së flamurit ka realizuar disa fotografi të veçanta në një lokacion shumë historik.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, të realizuara në Kalanë e Krujës, më konkretisht te pjesa e fronteve.

E veshur me një kostum prej sateni ngjyrë të kuq, Jonida është dukur mjaft bukur dhe në sinkron me ngjyrat e festës së 28 nëntorit.

Ndonëse nuk lejohet që vizitorët të realizojnë fotografi në këtë pjesë të muzeut historik, këngëtarja ka bërë një përjashtim të vogël, duke dashur të urojë në mënyrë më të veçantë fansat e saj për festën e flamurit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat