Bendi U2 që sfidoi kohën për katër dekada me radhë

Bota e Yjeve

Bendi U2 që sfidoi kohën për katër dekada me radhë

Nga: D.B. Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 14:43
Bendi U2

Ishin katër djem që 40 vite më parë, më 25 shtator 1976, kut u takuan në kuzhinën e një shtëpie në një apartament në periferi të Dublinit, një nga grupet e rokut më të dashur dhe urryer, popullor dhe influent të kohëve moderne, u bashkua aty për herë të parë.

Pronari, një baterist, disa ditë më parë kishte nxjerrë një njoftim në murin e “Temple Mount School” për të krijuar një grup. Atë ditë, në kuzhinë u takuan me pronarin e shtëpisë, Larry Mullen, Paul David Heëson, Adam Clayton dhe David Hoëell Evans. “Feedback” ishte emri që u zgjodh nga grupi që më pas preferoi të quhet “The Hype”. Mirëpo, pasi Evans u bë “The Edge” dhe Paul Heëison “Bono Vox”, u vendos emri përfundimtar U2.

Në fakt ka shumë grupe që kanë një fillim kaq të pazakontë, por gjëja e veçantë mbi lindjen e U2 është se grupi që ka shitur miliona albume, ka mbetur i njëjtë ashtu siç ishte në atë kuzhinë katër dekada më parë. Në fakt ky organizim i U2 është gati unik në historinë e muzikës. Nuk njihet ndonjë grup tjetër i suksesshëm që ka fituar kaq shumë dhe ka vajtur kaq larg duke mbetur të njëjtët persona.

Për të bërë disa krahasime, kemi “The Beatles” që qëndruan bashkë për rreth një dekadë, apo “The Rolling Stones”, ku ish-anëtarët kanë krijuar një grup më vete. Bono, Edge, Dam dhe Larry janë të lidhur nga një besnikëri dhe miqësi që ka mbështetur ata, ndërsa grupet e tjera, pa asnjë përjashtim, kanë rënë të gjithë, duke sjellë anëtarë të rinj, ndarje, shpesh ribashkime me role ndryshe. Kjo është ndoshta edhe pika më e fortë e U2. Ndoshta po i ruajnë surprizat për më vonë.

Image

 

Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat