Modelja seksi e Instagramit ndihmon femrat të zbulojnë nëse partneri i tyre i tradhton

Bota e Yjeve

Modelja seksi e Instagramit ndihmon femrat të zbulojnë nëse partneri i tyre i tradhton

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 23:43
Paige Woolen

Një modele Instagram, po ndihmon femrat të zbulojnë nëse partnerët e tyre janë vërtet besnikë, duke komunikuar me ta dhe studiuar qëllimet e tyre.

28 vjeçarja Paige Woolen, nga Kalifornia, ka më shumë se 207,000 ndjekës në rrjetin Instagram

Nëpërmjet fotove të saj të nxehta ka akumuluar shumë fansa, të cilëve u tregon historitë, komentet dhe propozimet e pajishme që merr nga burrat.

Ajo gjithashtu, ka hapur edhe një faqe me pagesë “Only Fans” dhe shpjegon se “Kisha vënë re se shumë djem që më shkruanin në privat, kishin foto profili me të dashurat e tyre. Kjo më bëri të mendoj nëse vajzat e dinin që burrat e tyre i shkruanin vajzave të huaja, kur dalin me të brendshme ose rrobabanjo. Kur unë e njoftova këtë shumica e tyre nuk u përgjigjën, disa burra më shanë ose më informuan se kanë një të dashur. Pak gënjyen dhe më thanë se nuk kanë të dashur”.

Këtë muaj, ajo tregoi se u dërgonte mesazhe burrave të dashurat e të cilave dyshonin se mund të ishin të prirur të tradhtonin dhe publikoi rezultatet në internet. 

Disa burra i qëndruan besnikë partneres së tyre dhe e refuzuan, ndërsa të tjerët u tërhoqën nga ajo, duke pretenduar se ishin beqarë me shpresën për të shënuar një takim me modelen.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat