Plot 23 mijë euro për operacione plastike, modelja e njohur shndërrohet në njeri tjetër

Bota e Yjeve

Plot 23 mijë euro për operacione plastike, modelja e njohur shndërrohet në njeri tjetër

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 07:34
Maja Marinkovi

E njohur nga pjesëmarrja në formatet televizive “Zadruga” apo “Big Brother”, Maja Marinkovi është një modele mjaft e njohur në Serbi.

Maja ka shpenzuar 23.200 euro për operacionet plastike që ka bërë në trup e fytyrë, të cilat i ka nisur që në moshën 23 vjeçare.

Për 3200 euro, Maja zvogëloi hundën dhe pasi u shërua, ngriti cepat e syve dhe vetullat e saj, si dhe mbushi mollëzat duke paguar deri në 2500 euro.

Maja ndryshoi formën dhe konturin e fytyrës së saj me një operacion për 1,500 euro. Injektoi Botox, bëri tatuazhe vetullat dhe korrigjoi buzët, për herë të tretë. Dha gjithashtu 5,000 euro për të rregulluar dhëmbët porcelani.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat