Vetëm katër muaj pasi u bënë prindër për herë të parë, Joe Jonas dhe Sophie Turner po mendojnë për një tjetër fëmijë

Bota e Yjeve

Vetëm katër muaj pasi u bënë prindër për herë të parë, Joe Jonas dhe Sophie Turner po mendojnë për një tjetër fëmijë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 07:53
Sophie Turner dhe Joe Jonas

Sophie Turner dhe Joe Jonas po mendojnë për një fëmijë tjetër vetëm pak muaj pasi mirëpritën në jetë vajzën e tyre, Willa.

Aktorja 24-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 31-vjeçar, u bënë prindër për herë të parë në muajin korrik të këtij viti, por duken të etur për ta zgjeruar sa më parë familjen, raporton “Mirror”.

Një person i afërt i çiftit ka thënë për “Us Weekly” se dyshja tashmë po mendon që Willa-s t’i japin një vëlla ose një motër.

Kjo vjen pasi Joe dhe Sophie kanë pranuar se dëshirojnë një familje të madhe.

“Ata po tentojnë të bëjnë një fëmijë tjetër. Janë me të vërtetë të ngazëllyer të zgjerojnë familjen. Vajza i ka bërë ata me të vërtetë më të afërt me njëri-tjetrin dhe për këtë arsye, ata dëshirojnë të kenë një familje të madhe,”- tha një burim.

Sophie dhe Joe u takuan për herë të parë në vitin 2016 dhe u martuan vitin e kaluar.

Ndërkohë më herët persona të afërt të tyre kanë treguar se ata janë prindër mjaft të përkushtuar. Disa kanë treguar se Joe është shumë i kujdesshëm si baba dhe se përfshihet në gjithçka për të ndihmuar bashkëshorten e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat