“Kur dy bebat e mi bëjnë gabime”- Ja si Ermal Hoxha dhe vajza i kërkojnë falje Rezarta Shkurtës

Bota e Yjeve

“Kur dy bebat e mi bëjnë gabime”- Ja si Ermal Hoxha dhe vajza i kërkojnë falje Rezarta Shkurtës

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 08:01
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha

Rezarta Shkurta ka treguar sesi dy “bebat” e saj i kërkojnë falje kur bëjnë gabime.

Këngëtarja dhe biznesmenja ndau me ndjekësit një foto të një letre që i kishin shkruar bashkëshorti, Ermal Hoxha dhe vajza, Hera duke i kërkuar falje.

“Më vjen keq mami,”- i shkroi Hera, në letrën e përbashkët me babin.

“Më vjen keq gjithashtu zemrën, të dua,”- i kërkoi falje Ermal Hoxha, duke marrë me të mira bashkëshorten e tij.

Ndërkohë në letër kishin vizatuar zemra, fytyra të mërzitura dhe të qeshura.

“Kur dy bebat e mi bëjnë gabime,”– shkroi Rezarta Shkurta, në mbishkrimin e saj, ku duket se i ka falur baba e bijë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat