Jua mbush mendjen Anxhelina si stiliste?

Bota e Yjeve

Jua mbush mendjen Anxhelina si stiliste?

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 08:19
Anxhelina

Përveçse këngëtare, Anxhelina mund të ishte dhe një stiliste dhe mos u habisni me këtë fakt.

Kombinimet e ndryshme që ajo ka realizuar kanë shpalosur një anë të fantasizë së këngëtares, e cila ka bërë që gjithmonë të kthejnë kokën pas kur bëhet fjalë për veshjet dhe stilin e saj.

Së fundmi Anxhelina ka kombinuar një këmishë të bardhë me një korse të zëzë, përshtatja e të cilave e ka bërë të mendojë se mund të ishte një stiliste shumë e mirë.

“Duhej të isha një stiliste”, ka shkruar ajo krah fotove të fundit.

Epo nuk do ishte aspak çudi që Anxhelina t’i futej edhe kësaj rruge pasi ndjekësit i ka të garantuar se do e shohin me vëmendje pas ‘outfit-eve’ interesante që ka realizuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat