“A je në dijeni që kjo dëshiron të heqë fëmijën”- Motra e Olta Gixharit rrëfen momentin kur shkon të abortojë djalin por e spiunojnë tek bashkëshorti

Bota e Yjeve

“A je në dijeni që kjo dëshiron të heqë fëmijën”- Motra e Olta Gixharit rrëfen momentin kur shkon të abortojë djalin por e spiunojnë tek bashkëshorti

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 10:11
Motra e Olta Gixharit, moderatorja Gerta Gixhari

Motra e Olta Gixharit, moderatorja Gerta Gixhari është nënë e dy djemve, që kanë diferencë 7 vite nga njëri-tjetri.

Gjatë një interviste, ajo zbuloi se ka dashur të abortojë fëmijën e saj të dytë sepse donte të kishte vetëm një, pavarësisht dëshirës së bashkëshortit për të zgjeruar familjen.

Gerta Gixhari rrëfeu se kur zbuloi se ishte në pritje të ëmbël për herë të dytë, pa i treguar bashkëshortit dhe familjes shkoi tek doktoresha për ta abortuar.

Image

Por kjo e fundit, lajmëroi partnerin e moderatores, duke i treguar se ajo dëshironte të hiqte fëmijën.

Ai ia ndaloi Gerta Gixharit që të abortonte foshnjën dhe në darkë i organizoi një festë surprizë së bashku me familjarët për të festuar lajmin e bukur.

E ftuar në “Glamour Zone”, moderatorja u shpreh se ky ishte vendimi më i bukur që bashkëshorti i saj mori, pasi e do shumë djalin.

Image

Gerta Gixhari: “Nuk do kem më tepër se dy fëmijë. Edhe për të dytin jam menduar shumë, kanë 7 vite diferencë dhe i kam lënë kaq gjatë sepse nuk isha dakord të bëja një fëmijë të dytë. Doja vetëm një fëmijë. Në atë moment isha e fiksuar se do kisha vetëm një fëmijë, ndërsa bashkëshorti im donte më shumë. Në momentin që konfirmova shtatzëninë time shkova tek doktoresha, nuk e njoftova bashkëshortin, mamin kategorikisht që jo sepse kishte kohë që më thoshte bëj edhe një fëmijë tjetër, vinte si presion nga familja. Shkova direkt tek doktoresha ime që më ndiqte prej shumë vitesh dhe i them që kam ardhur dhe nuk dua ta mbaj fëmijën.

Më pyeti për arsyen dhe i thashë “Nuk jam tip fëmijësh, që të rri të merrem aq gjatë, nuk doja të kisha shumë fëmijë, isha shumë e zënë me punë. Janë disa nëna që duan të kenë shumë fëmijë dhe disa që duan të kenë një, unë hyj tek këto të dytat”.

Image

Doktoresha merr në telefon bashkëshortin tim dhe i thotë: “A je në dijeni ti që kjo ka ardhur për të hequr fëmijën?”

Më tha mua që ta mbaja fëmijën, se do e rrisja më kollaj, se fëmija i dytë nuk është si pari.

“Im shoq i thotë: ‘Çfarë ka ardhur ajo për të hequr fëmijë? Në mënyrë kategorike që jo. Nuk do e bësh”. Merr direkt prindërit e mi, familjarët dhe organizon një darkë në shtëpi dhe këtë gjë nuk e dija. Kur kthehem pas pune, shikoj një festë familjare. Por që ka bërë mirë që bëri atë veprim sepse djali im i dytë u rrit aq shpejt, ishte më i thjeshtë ta rrisje se fëmijën e parë, ke eksperiencë, nuk ke frikërat e fëmijës së parë. Tani është 7 vite dhe e dua pafund, për më tepër më ngjan shumë.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat