“S’e ka fajin dashnorja nëse burri të ikën nga krevati!”- Melisa i kthehet ashpër 26-vjeçares, Ana Lleshi: Rolin e dashnores ke ti këtu?

Bota e Yjeve

“S’e ka fajin dashnorja nëse burri të ikën nga krevati!”- Melisa i kthehet ashpër 26-vjeçares, Ana Lleshi: Rolin e dashnores ke ti këtu?

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 10:21
Ana Lleshi

“Përputhen” u shoqërua me debate të forta ditën e djeshme mes dy vajzave që po luftojnë për dashurinë e Fatjon Kuqarit, Ana Lleshit dhe Melisa Lleshit.

Ana vazhdoi ta theksonte faktin që Melisa shihej nga Fatjoni si “objekt seksi” dhe se këtë e thoshte, pasi vetë ajo e kishte shitur veten si të tillë.

Melisa, e cila është po aq impulsive sa Ana, iu përgjigj menjëherë duke i thënë se gabimin duhet ta kërkojë tek Fatjoni dhe jo tek ajo që ndërhyri mes tyre.

Duke qenë se Ana priste që Melisa të respektonte pëlqimin që ajo kishte shprehur që në fillim për Fatjonin, veprimet e saj e bënë të dyshojnë dhe t’i drejtohej me pyetjen: “Po luan gjë rolin e dashnores?”

Kaq është dashur që në studio të lindë debati i fortë ku u përfshinë edhe të tjerë.

Pjesë nga biseda:

Melisa Lleshi: Ju jeni bërë “tradhton burri gruan dhe e ka fajin dashnorja”. Po avash pak pra se të iku burri nga krevati, s’ta mori dashnorja me zor.

Ana Lleshi: Pse ty të duket gjë normale që në këtë rast të mbështesim dashnoren ne?! Ti këtë rol po luan?

Melisa Lleshi: Jo zemra ime! Kërko problemin tek Fatjoni! Këtë rol po ma jep ti, se më thua që të sheh si objekt seksual, të çon në banjo, vjen tjetra hyn në mes të pëlqimit…

Ana Lleshi: Nëse ti po luan këtë rolin e dashnores… (duartroket duke ironizuar). Bravo! Të dashur meshkuj mund ta konsideroni si të tillë. Çfarë kisha për të sqaruar, e kam sqaruar.

Melisa Lleshi: Unë s’jam ti që të qaj këtu sa herë të më shajnë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat