Eliona Pitarka planifikon dasmë private në pritje për t’u bërë nënë, kush është mashkulli që e bëri me familje dhe biznes

Bota e Yjeve

Eliona Pitarka planifikon dasmë private në pritje për t’u bërë nënë, kush është mashkulli që e bëri me familje dhe biznes

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 15:20
Eliona Pitarka

Aktorja Eliona Pitarka, po përgatitet t’i japë fund beqarisë, dy vite pasi deklaroi për herë të parë se ishte në një marrëdhënie serioze me një djalë të panjohur në publik.

Eliona po planifikon ceremonë e dasmës private dhe këtë vendim e ka marrë pasi ajo është shtazënë dhe po pret të bëhet nënë për herë të parë. Eliona Pitarka i tha “Po” propozimit për martesë nga i dashuri misterioz në fillim të muajit tetor.

Ndërkohë, miqtë e saj kanë shkruar në komente se aktorja është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë. Ajo postoi ditën e sotme një foto e veshur me një fustan ngjyrë blu të errët, të gjerë dhe menjëherë miqtë e uruan për shtatzëninë.

“Shtatzëni të mbarë, zemër!”- shkroi një prej tyre. Ndërsa një tjetër komentoi: “Të ka dhënë nur shtatzënia”.

Ka pasur edhe miq të aktores që kanë shkruar mbi gjininë e bebit, duke treguar se Eliona Pitarka është në pritje të një vajze. Ajo zbuloi më 8 tetor se i kishte thënë “Po” propozimit për martesë.

Megjithatë, ka vendosur që identitetin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën ta mbajë sekret.

“Përgjithmonë ne, përgjithmonë po. Ai më propozoi,”- shkroi Eliona Pitarka, teksa ndau me ndjekësit lajmin e bukur, nëpërmjet një fotoje të postuar në llogarinë e saj në “Instagram”, ku zgjati dorën për të treguar unazën në gisht.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, ajo mori shumë urime, por mes tyre binte në sy edhe pyetja në lidhje me identitetin e djalit që i ka vjedhur zemrën.

Aktorja e humorit ka zbuluar prej kohësh se është në një marrëdhënie, por nuk ka postuar asnjë foto ku partneri të duket qartë si portret, ashtu siç ishte fotoja e pushimeve në verë ku shfaqeshin të dy me shpinë.

Ndaj kësaj pyetjeje të ndjekësve se pse po mban të dashurin sekret, ajo iu përgjigj pak kohë më parë: “Do ta mbaj të gjithin për vete!”.

Eliona është shprehur se dëshiron ta mbajë sekret identitetin e tij edhe për vitet në vijim.

Miq të të afërm flasin se ajo po përgatitet të veshë fustanin e bardhë, dhe ceremonia e dasmës do të jetë dhe rasti ku miqtë do të njihen nga afër me djalin që i ka rrëmbyer asaj zemrën.

Gjatë një interviste të fundit me ndjekësit në ‘Instagram” në opsionin “Ask me a question”, ajo zbuloi synimin e saj në jetë, si dhe cili është mashkulli i saj ideal.

E pyetur nga një ndjekës i saj se cili është synimi i saj në jetë ajo përgjigjet: “Janë shumë në fakt, por po them njërën që më erdhi në mendje tani: Një familje e madhe e lumtur me 4 fëmijë”.

Një tjetër ndjekës i drejtoi pyetjen se cili është mashkulli i saj ideal dhe ajo përgjigjej se është ai që ka në krah aktualisht, i cili i bëri dhe propozimin.

Gjithashtu, ajo ka treguar se e bëjnë të lumtur: “Familja, njeriu i zemrës, shtëpia e gjyshes në fshat, puna dhe qenushi i saj Misha”.

Ish-kërcimtarja e “Dance with me” e pranoi se është në lidhje, pas pyetjeve të shumta se çfarë problemi mund të kishte një vajzë si ajo që ishte ende “single”.

Ndonëse më herët është shprehur se ishte duke dalë me një djalë, më vonë e bëri të ditur se është në një lidhje me një person që quhet Desi

Madje, për të konfirmuar këtë, aktorja bërë një postim në “Instastory”, ku një mikeshë i komplimentonte si një çift shumë i bukur, duke i zbuluar dhe emrin partnerit të saj.

Pitarka theksoi se ndihet mjaft e dashuruar me partnerin e zemrës, edhe pse ajo po vazhdon ta mbajë të fshehtë si portret.

Kujtojmë që pak kohë më parë Eliona u bë objekt i mediave online dhe portaleve, në lidhje me jetën e saj të komentuar si luksoze.

Ajo u përgjigj se nuk shtiret aspak, sepse fatkeqësisht nuk kishte të dashur me “X6” që ta shëtisë nëpër Tiranë dhe se s’ka qenë kurrë për pushime në Dubai, dy tregues, sipas saj, që do ta kategorizonin si pasaniken e metropolit.

“Unë jam një modele dhe për rrjedhojë, fotot janë më të goditura.” Në një intervistë tjetër ajo u shpreh se djali me të cilin është në lidhje, e ka transformuar dhe mendon se ka gjetur dashurinë e vërtetë.

“Aq shumë gjëra janë përfolur për mua dhe aq shumë janë shpifur sa që kam vendosur që këtë pjesë ta mbaj për veten time. Ai nuk është person publik dhe nuk do që të jetë absolutisht fare, prandaj e respektoj vendimin e tij. Ai është shumë i kuptueshëm. Më ka ndihmuar dhe më ndihmon, kontrollon emailet e mia të punës, është shumë mendjehapur. Sigurisht bëhet edhe xheloz, sepse kam edhe epitetin e femrës seksi të spektaklit. Por ai e di kush jam unë. Ai më njeh shumë mirë. Kuptohemi me sy. Nuk kam qenë kurrë romantike, por derisa zbulova dashurinë e vërtetë, jam bërë shumë. Njeriun e ndryshuaka dashuria! Kam qejf të më sjellë lule, çokollatë. Ku i kam dashur unë ndonjëherë këto gjëra, kam qenë grifshë. Ai më ka transformuar, më ka bërë më të ëmbël,”- u shpreh Eliona ndër të tjera.

Ndërkohë presim se si do të duket Eliona Pitarja nuse dhe kush do të jenë të ftuarit VIP në dasmën e saj. Një pikëpyetje ngrihet edhe për karrierën e saj në televizion pasi të celebrohet dhe të bëhet me fëmijë.

Kjo për faktin se paralelisht me punën, ajo tashmë ka hapur një biznes, të cilin e menaxhon vetë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat