Valbona Mema zgjedh mes Xhesika Polos dhe Arilena Arës, flet edhe për jetën private: Jam një nënë …

Bota e Yjeve

Valbona Mema zgjedh mes Xhesika Polos dhe Arilena Arës, flet edhe për jetën private: Jam një nënë …

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 19:59
Valbona Mema

Valbona Mema është një nga këngëtaret shqiptare më të preferuara të muzikës popullore.

Ajo ka rrëmbyer zemrën e publikut me zërën dhe këngët e saj. E ftuar në “AfterParty”, Valbona Mema është shprehur se i pëlqen të këndojë live dhe jo playback.

Ndaj saj nuk munguan as pyetjet “me spec”. Këngëtarja u vendos të zgjidhte mes Xhesika Polos dhe Arilena Arës, dhe padyshim që zgjodhi mbesën e saj.

Gjatë intervistës, Valbona Mema foli edhe për jetën private, teksa tregoi se është një nënë e arrirë krenarë për dy fëmijët e saj dhe se ka një marrëdhënie të mirë me vjehrrën.

Pjesë nga intervista:

Meshkujt të ngacmojmë më shumë tani apo vite më parë?

Valbona Mema: Asnjëherë

Të punosh fort apo të luash fort

Valbona Mema: Të punoj fort

Makinë e re luksoze apo vilë e re në bregdet

Valbona Mema: Preferoj makinën

Vjehrrë xheloze apo e dashur?

Valbona Mema: Vjehrrën e kam si zemër, si shpirt.

Xhesika Polo apo Arilena Ara

Valbona Mema: Xhesika është zemra ime, gjaku im, mbesa ime

Puthje apo përqafime

Valbona Mema: Përqafime

Veshje seksi apo sportive

Valbona Mema: Sport

Je pro njohjeve të reja apo një beqare seksi deri në fund?

Valbona Mema: Jam nënë e arrirë dhe jam krenare për dy fëmijët e mi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat