Si ju duket Nevina pas këtij ndryshimi në pamje!

Bota e Yjeve

Si ju duket Nevina pas këtij ndryshimi në pamje!

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 09:46
Nevina Shtylla

Dimri sapo ka trokitur dhe gocat, sidomos ato të showbizit, kanë nisur me ndryshimet në look duke na zbukuruar xhirot në Instagram çdo ditë e më shumë.

E radhës që na ka prezantuar me ndryshimin e radhës është një nga moderatoret tuaja të preferuara Nevina Shtylla.

Ajo na ka treguar nëpërmjet një postimi në Instagram se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, duke i bërë me highlights të kuqerremta.

Nevina ka marrë komente shumë pozitive, çka vërteton faktin se ndjekësit e kanë pëlqyer këtë ndryshim.

Këtë sezon, ashtu si sezonin e kaluar Nevina është pjesë e ‘E diell’, ku ndër të tjera solli një rubrikë risi, ‘Kino star’.

“Kino star” i dedikohet të gjithë personave mbi 18 vjeç që kanë pasion aktrimin, teksa Nevina ka treguar se projekti gjigant do finalizohet në një serial televiziv.

Vetë ajo në këtë projekt përveçse si moderatore, vjen edhe si bashkautore.

Ky erdhi padyshim si një lajm shumë i mirë për të gjithë ata që kanë qejf aktrimin, teksa vlen të përmendet se formate të tilla i mungojnë vendit tonë.

Image
Nevina Shtylla
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat