A mund të ketë një histori dashurie mes tyre? Lei Kraja flet për herë të parë për Dj Snake

Bota e Yjeve

A mund të ketë një histori dashurie mes tyre? Lei Kraja flet për herë të parë për Dj Snake

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 13:41
Lei Kraja

DJ Snake pak ditë më parë tregoi se është i fiksuar mbas femrave shqiptare. Fillimisht, ai komentoi në fotot e Marina Vjollcës dhe më pas tek moderatorja e sportit Lei Kraja.

Ajo publikoi një video para se të niste emisioni i saj “Sport Time”, që i ra në sy edhe Dj Snake, i cili i komentoi me të njëjtin emoji që i komentoi Marinës.

Moderatorja në një intervistë për Panoramaplus është shprehur se i bëri përshtypje komenti i DJ me famë botërore, por sipas saj kjo ndodhi për shkak të globalizmit të botës.

Lei Kraja rrëfeu se nuk kanë shkëmbyer mesazhe me njëri-tjetrin dhe mes tyre s’mund të ketë histori dashurie.

Ndërsa nuk ka asnjë mendim për pamjen e tij. Kalojmë te situatat e bukura më mirë! Një prej tyre ishte lajmi që u shpërnda me shpjtësi për shkak se të kishte komentuar në “Instagram” Dj Snake i famshëm. Të ka shkruar privatisht dhe ç’mesazhe shkëmbyet?

Lei Kraja: Më bëri përshtypje, po tashmë ndodh duke qenë që është globalizuar bota dhe është ngushtuar nëpër rrjete sociale. “Noooo”, nuk më ka shkruar!

Realisht të pëlqen si pamje e si artist dhe a mund të ketë një histori mes jush?

Lei Kraja: S’kam ndonjë mendim për pamjen, dhe “nooo, of course not! Just a comment come on!”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat