Tom Cruise vendos dy maska mbrojtëse, përshëndetet me fansat gjatë xhirimeve të “Mission Impossible 7”

Bota e Yjeve

Tom Cruise vendos dy maska mbrojtëse, përshëndetet me fansat gjatë xhirimeve të “Mission Impossible 7”

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 21:03
Tom Cruise

Aktori i njohur, Tom Cruise, për momentin po qëndron në Londër për të xhiruar filmin “Mission Impossible 7”.

Gjatë punës së tij, ai bëri një pushim të shkurtër për të përshëndetur një grup të -fansave afër tij, shkruan Daily Mail.

58-vjeçari u pa duke vendosur dy maska mbrojtëse të zeza, ndërsa shkoi ta përshëndes turmën.

Image

Sapo u kthyen në punë para kamerave, Cruise dhe Hayley Atwell, u panë të lidhur me zinxhir ndërsa përshtateshin me skenat e xhirimeve.

Me një ekip prodhimi që i rrethonte ndërsa ishin ulur së bashku në automjetin e zi, dyshja dukeshin të përqendruar ndërsa hynin në personazhet e tyre përkatëse për skenat.

Xhirimi kuptohet se është në përfundim e sipër pas një orari të trazuar, të shkaktuar nga pandemia coronavirus. 

Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat