Ikona Lenny Kravitz do të shkruaj libër për jetën e tij

Bota e Yjeve

Ikona Lenny Kravitz do të shkruaj libër për jetën e tij

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 14:42
Lenny Kravitz

Këngëtari i njohur amerikan, Lenny Kravitz, gjithmonë ka hezituar të shkruaj libër autobiografik, ngase nuk mendon se jeta e tij ka qenë mjaftueshëm e mbushur me aventura.

Muzikanti 56-vjeçar e ka pranuar se është shtyrë nga të tjerët që ta shkruaj librin me titull, “Let Love Rule”, i cili flet për vitet e hershme të jetës së tij.

Kravitz e ka pranuar se e kishte refuzuar idenë për të shkruar libër autobiografik me vite të tëra, ngase gjithmonë e ka krahasuar veten me heronjtë e tij nga industria e muzikës.

“Kjo është jeta ime, dhe… nuk po them se ajo nuk ka qenë e mbushur me momente entuziaste, por thjeshtë janë eksperiencat e mia që i kam jetuar ndër vite. Kur lexoj për jetën dhe karrierën e heronjve të mi nga industria e muzikës, eksperiencat e tyre gjithmonë më duken më interesante. Dhe kështu të duket se rrëfimet e tyre janë më shumëngjyrëshe dhe piktoreske”, citohet të ketë thënë këngëtari.

Por, edhe pasi kishte pranuar ta shkruaj librin, këngëtari kishte vendosur të sigurohet që ai të mos fokusohej në famën e tij si roker, por në rrugëtimin dhe përjetimet për ta gjetur zërin e tij në industrinë e muzikës.

Lenny Kravitz e konsideron veten një person me dy anë të ndryshme të karakterit, pasi si i ri jetën e kishte kaluar të ndarë në dy vende, në një lagje të pasur të Manhattanit me prindërit dhe në Brooklyn me gjyshërit e tij.

Për gazetën “The Times” këngëtari citohet të ketë thënë: “Bardh dhe zi, hebre dhe krishterë, Manhattan dhe Brooklyn. Jeta ime si fëmijë ishte e larmishme dhe ndahej mes dy botëve të ndryshme dhe ekstreme”.

Pavarësisht kësaj, Krevitz i cili albumin debutues “Let Love Rule” e kishte lansuar në vitin 1989, është rritur duke mos pasur konceptim të vërtetë të racës për një kohë të gjatë.

I fokusuar në 25 vjetët e para të jetës së këngëtarit, libri “Let Love Rule” nuk e përfshinë historinë e fejesës së tij të shkurtër me yllin e kinematografisë, Nicole Kidman.

Pas ndarjes së saj nga aktorit Tom Cruise dhe para se të lidhej me bashkëshortin e tanishëm, Keith Urban, aktorja e kishte pasur një romancë të fshehtë me këngëtarin Krevitz. Në fakt, fejesa e tyre ishte mbajtur aq e fshehtë sa askush nuk kishte qenë në dijeni për të, derisa Kidman nuk e përmendi në një intervistë në vitin 2017.

Lenny Kravitz, kishte vendosur të mos e përfshijë këtë histori në libër ngase ai i dokumenton vetëm 25 vjetët e para të jetës së tij, ndërsa ky kapitull do të përfshihet në librin e tij të ardhshëm.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat