Gashi ndjehet i lumtur që realizoi këngë, me këngëtarin e tij të preferuar Sting

Bota e Yjeve

Gashi ndjehet i lumtur që realizoi këngë, me këngëtarin e tij të preferuar Sting

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 14:48
Sting dhe Gashi

Gordon Matthew Thomas Sumner CBE por që të gjithë e njohim vetëm si Sting, është një nga muzikantët më të suksesshëm britanik.

E ai tani së fundmi po vjen në një bashkëpunim të ri me artistin Gashi, bashkëpunim ky i cili do të jetë pjesë e albumit të tij me titull “1984”, e që publikohet me 7 gusht, njofton Insajderi.

Në një intervistë për Forbes, Gashi zbuloi edhe më shumë në lidhje me bashkëpunimin me Sting. Artisti me prejardhje shqiptare i kishte dërguar Sting-ut këngën e tij, e atij i pëlqeu aq shumë, sa shkroi një varg teksti të vetin dhe ia dërgoi mbrapsht Gashit.

“Për shkak të Corona-s, unë me të vërtetë nuk kam pasur rastin të takohem me të. Por ne kemi mbajtur kontakte dhe kemi biseduar. Unë i dërgova atij këngën dhe ai e pëlqeu  aq shumë sa e shkruajti vargun e tij dhe ma dërgoi përsëri. Pra, tani që ne jemi duke xhiruar videoklipin, ne do të kemi një shans të takohemi dhe të flasim dhe të shohim se si shkon. Por duke folur me të në telefon dhe përmes tekstit, kjo është mënyra se si është bërë bashkëpunimi. Jam shumë krenar për këtë bashkëpunim. Jam super i lumtur për këtë”, thotë artisti gjatë intervistës.

Gashi nuk kishte qenë gjithmonë një artist i suksesshëm sa tani. Madje teksa ai mundohej të zhvillonte artin e tij, artisti financonte veten dhe familjen me një punë tejet modeste, si pastrues mbeturinash.

“Para karrierës timë në muzikë, unë punoja si pastrues mbeturinash, e kështu jetoja falas në një apartament në Brooklyn me gjithë familjen time. [Menaxheri i Sting] pa videon e mikut tim duke më incizuar herën e fundit kur po mblidhja mbeturina përpara se të firmosja kontratë muzikore dhe jeta ime të ndryshonte. Shoku im nxori telefonin e tij, më incizoi dhe tha: “Kjo do të jetë hera e fundit”. Unë  i thash, “Kyle, ore i çmenduar, thjesht qetësohu”. Ishte e vërtetë, ajo do të ishte ishte hera e fundit që mblidhja mbeturina. Dhe menaxheri i Sting e pa atë dhe më shkroi: “Uau, nga mbledhja e mbeturinave në Brooklyn në një apartament me një dhomë gjumi në një bashkëpunim me Sting”. Kjo ju bën vlerësoni çdo sukses. Kjo është një histori legjendare, sepse jo shumë njerëz e kanë këtë mundësi. Unë jam shumë mirënjohës”.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat