Erdhi në jetë në Ditën e Pavarësisë, Gold Ag publikon foton me Guerilin dhe i bën dedikimin e veçantë: U rritsh pranë meje se mua më mungoi babai

Bota e Yjeve

Erdhi në jetë në Ditën e Pavarësisë, Gold Ag publikon foton me Guerilin dhe i bën dedikimin e veçantë: U rritsh pranë meje se mua më mungoi babai

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 15:27
Gold Ag dhe bashkëshortja e tij

Gold Ag dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë më 28 nëntor, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Reperi i famshëm e quajti të birin Gueril, duke thënë se “emrin ia vendosi data kur erdhi në jetë”, që përkon edhe me ditëlindjen e Adem Jasharit.

Ditën e sotme, ai publikoi një foto me Guerilin ndërsa largoheshin nga materniteti dhe i dedikoi fjalët më të bukura.

Teksa i drejtohej të birit, Gold Ag u shpreh se Guerili e bërë baba dhe do e rrisë ashtu siç i ka hije një prindi.

Reperi uroi që vogëlushi të rritej pranë tij, pasi atij vetë i ka munguar babai.

“Faleminderit Zot për këtë dhuratë, faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që mi keni dërguar për lindjen e djalit, ua kthefsha për të mira e për gëzime.

Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë.

Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe ❤️ 30.11.2020,”- shkroi Gold Ag.

Guerili erdhi në jetë më 28 nëntor dhe reperi zbuloi lajmin e bukur në një postim në Instagram ku publikoi një foto të dorës së tij dhe të birit.

“Falenderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe tokës, që sot mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë.O Allah o Zoti im ty të takon falenderimi, o Zoti im gëzoj të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje.Biri im ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptarë.

Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri birë.

Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit. Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falenderues,”- shkroi reperi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat