A do ketë bashkëpunim mes tyre? Stresi rrëfehet për prishjen e miqësisë me Noizy-n: Mua nuk më blen dot me lekë

Bota e Yjeve

A do ketë bashkëpunim mes tyre? Stresi rrëfehet për prishjen e miqësisë me Noizy-n: Mua nuk më blen dot me lekë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 15:30
Noizy

Stresi dhe Noizy janë përfolur si “armiq të përbetuar”, por para se të bëheshin këngëtarë dy reperët kanë qenë shokë me njëri-tjetrin.

Gjatë një interviste, Stresi tha se është penduar që i besoi dhe që ka pasur miqësi me reperin.

Së fundmi, ai deklaroi se nuk do bënte kurrë një bashkëpunim me ish-shokun e tij, “edhe pse janë shumë të rëndësishme” për karrierën e një këngëtari.

“Jam Stresi dhe nuk i njoh të tjerët. Jam një djalë që kam parime të forta, të mbushësh sallën plot me lekë dhe mua nuk më blen dot. Bashkëpunimet janë të rëndësishme në jetë, por unë do thosha që ‘Jo’. Është një libër që s’ka lidhje me mua,”– tha ai i ftuar në “Binjakët”.

Ndërsa u pyet se çfarë mendon për Noizy, duke i kërkuar të thotë tre të mirat dhe tre të këqijat e tij, reperi u përgjigj: “Tre të këqijat nuk ia them askujt publikisht, kush i ka të këqijat i di edhe vetë, s’do ia them unë. Bën marketing të mirë, këndon mirë, nuk është se këndon keq. Këto janë dy gjërat pozitive që ka. Na i kanë ngec kot këto historitë, kemi qenë adoleshentë, tani secili ka rrugën e vet. Jam gjithmonë i hapur, nëse dikush ka gjë me mua. Unë s’kam punë me asnjë, gjithmonë më ngelin këto gjërat e vogla, por Arkimedi është tjetër gjë, jo Stresi. Me gjithë estradën shkoj shumë mirë, s’kam punë me asnjë. Është e vështirë të merresh me mua sepse nuk po i bie njeriu në qafë.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat