Shpulla dhe … Plas “sherri” mes Bora Zemanit dhe Donad Veshajt në mes të natës, çfarë ndodhi mes çiftit

Bota e Yjeve

Shpulla dhe … Plas “sherri” mes Bora Zemanit dhe Donad Veshajt në mes të natës, çfarë ndodhi mes çiftit

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 15:30
Bora Zemani

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë ndër çiftet më të komentuara të showbizz-it shqiptar.

Dyshja e famshme u përfolën për një ndarje, por pas pak kohësh i zgjidhën problemet dhe u kthyen në krahët e njëri-tjetrit, më të dashuruar se kurrë.

Së fundmi, moderatorja publikoi një video krah aktorit të humorit teksa tregonte ambientet festive në shtëpinë e saj.

Teksa Krishtlindjet po afrojnë, Bora Zemani ka vendosur në shtëpi pemën e dekoruar për të “mirëpritur” festat.

Ajo publikoi pamjet e pemës së dekoruar duke theksuar një dre që shkaktoi “përplasje” mes saj dhe Donald Veshajt.

Ndërsa aktori zgjati dorën për të përkëdhelur drerin, Bora Zemani ia largon duke e qëlluar me shaka.

Pas “një lufte”, Donald Veshaj e heq drerin nga pema, por moderatorja ia merr nga dora dhe e vendos sërish në vend.

Në videon e ëmbël, të publikuar në InstaStory, ajo tregon se pamjet janë filmuar në orën 01:50, pas mesnate.

Duket se çifti do ti kalojnë bashkë festat e fundvitit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat