Era Istrefi në përgatitje për këngën e re, fotografohet në studio muzikore

Bota e Yjeve

Era Istrefi në përgatitje për këngën e re, fotografohet në studio muzikore

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 20:32
Era Istrefi

Era Istrefi ka publikuar një imazh nga studio muzikore.

Era Istrefi njihet si një ndër këngëtaret shqiptare që ka arritur të del përtej kufijve shqiptar, duke u bërë kështu pjesë e skenës ndërkombëtare.

Këngëtarja së fundmi nuk ka qenë aktive me projekte të reja muzikore, por publikimet nga përditshmëria nuk kanë munguar aspak.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka bërë të ditur se është duke punuar në një studio muzikore.

Ajo në Instastoryn e publikuar shihet e veshur e gjitha me të zeza ndërsa është ulur në pranë një kompjuteri.

Ende nuk ka ndonjë detaj për projektin e ri, por jemi në pritje të lajmeve të reja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat