Miss Serbia bëri shqiponjën në “Miss Freedom of the World”, ky veprim kishte acaruar Vuçiqin

Bota e Yjeve

Miss Serbia bëri shqiponjën në “Miss Freedom of the World”, ky veprim kishte acaruar Vuçiqin

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 10:27
Irina Jovanka

Miss-i i Serbisë ka bërë shqiponjën me duar një vit më parë.

Rreth një vit më parë në konkursin e bukurisë  “Miss Freedom of the World ” të mbajtur në Kosovë Miss-i i Serbisë zuri faqet e para të mediave të huaja.

Miss Serbia, Irina Jovanka ishte ajo që tërhoqi vëmendje nga të gjithë me gjestin interesant që bëri.

Miss-i nga Serbia bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare gjatë sfilatës, duke mos u mjaftuar ajo bëri të njëjtën gjë edhe më pas gjatë intervistës.

Shpejtim Zejneli ishte i ftuar në emisionin “Ditë e Re” mëngjesin e sotëm, i cili ishte producenti i këtij kompeticioni, ai aty foli edhe mbi reagimet e ashpra nga mediat serbe dhe vetë kryeministri Aleksandar Vuçiq kundrejt tij.

“Vjet Missi i Serbisë e bëri shqiponjën, mediat e masakruan. Ishte kompeticioni im ai i cili u bombardua, madje u shpalla nga Aleksandar Vuçiq person non grata ( person i padëshiruar). Ne nuk e detyruam ajo, me dëshirën e saj e bëri. Ajo përfitoi nënshtetësi austriake, përfitoi shtëpi dhe makinë nga shqiptarët” tregoi Shpejtimi.

Shpejtim Zeneli qartësoi faktin se ky gjest u bë me dëshirën e saj dhe në asnjë moment ai apo dhe stafi nuk imponuan diçka tek ajo.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat