“Të hapa derën e shtëpisë, ke fjetur tek unë”- Ardian Bujupi ia thotë të gjitha Capital T dhe zbulon arsyen e mosmarrëveshjes: Kur të dërgova këngën më the...

Bota e Yjeve

“Të hapa derën e shtëpisë, ke fjetur tek unë”- Ardian Bujupi ia thotë të gjitha Capital T dhe zbulon arsyen e mosmarrëveshjes: Kur të dërgova këngën më the...

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 14:14
Ardian Bujupi

Deklaratat e Capital T se Ardian Bujupi u bë i famshëm prej tij, shkaktuan debat mes dy këngëtarëve.

Ardian Bujupi e mohoi këtë fakt dhe ftoi në një debat live reperin në Instagram.

Të dy realizuan video live në InstaStory, por nuk arritën të përballeshin me njëri-tjetrin, pasi Ardian Bujupi për shkak të ngarkesës nuk arriti dot të fuste në bisedë Capital T.

Gjatë live-t të tij, Ardian Bujupi theksoi se asnjë fjalë e reperit nuk është e vërtetë, duke mohuar fjalët se është mosmirënjohës.

Ardian Bujupi u shpreh se mosmarrëveshjet me Capital T nisën pasi ai i ofroi reperit të bashkëpunonin për një këngë, por ky i fundit kërkoi që ta bënte pjesë të albumit të tij “Skulpture”.

Në momentin që Ardian Bujupi refuzoi ofertën e Capital T, reperi nuk pranoi të bashkëpunojë për këngën.

“Asnjë fjalë e tij nuk është e vërtetë, pyetni Xhensila Myrtezajn nuk është ashtu, Elvana Gjatën dhe pyetni reperët në Gjermani, nuk është ashtu. Ta kam hapur derën e shtëpisë, ke fjetur te unë, kam bërë gjithçka. Ja dërgova një këngë paraprakisht që më pëlqeu shumë, më tha: ‘E dua për albumin tim’. Kemi pas mosmarrëveshje, diçka. Dhe më tha “jo” nuk e bëjmë hiç. OK, thashë, krejt në rregull,”- tha këngëtari.

Më pas në live u fut Capital T, ku Ardian Bujupi thjesht e ndoqi si shikues dhe jo bashkëbisedues.

Duke iu drejtuar këngëtarit, reperi tha se kur erdhi në Prishtinë nuk e ftoi për darkë si shenjë mirënjohje për këngën hit që realizuan së bashku.

“Kur erdhe në Prishtinë nuk ke thënë “Ku je vëlla, hajde të hamë një drekë, një darkë, a ndonjë gjë. Se të kam shok, ke bërë një këngë me mua, një hit,”- u shpreh Capital T, i cili shtoi se do sqarohen ballë për ballë me njëri-tjetrin kur të kenë mundësi.

“Kur të vish në Prishtinë takohemi dhe sqarohemi, ose kur të vij unë në Gjermani,”- përfundoi ai.

Ndërsa Ardian Bujupi la të hapur mundësinë për një bashkëpunim me Capital T, duke treguar se s’kanë mëri ndaj njëri-tjetrit.

“Nëse do kemi ndonjë bashkëpunim në vitin 2021 nuk dihet,”- u shpreh këngëtari.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat