Beteja për kujdestarinë e fëmijëve, këngëtarja e famshme siguron fitoren e madhe. Ja çfarë vendosi gjykata

Bota e Yjeve

Beteja për kujdestarinë e fëmijëve, këngëtarja e famshme siguron fitoren e madhe. Ja çfarë vendosi gjykata

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 14:39
Kelly Clarkson

Kelly Clarkson ka shënuar një fitore të madhe në gjyqin e divorcit me ish-bashkëshortin.

Gjykata vendosi t’i japë këngëtares së famshme kujdestarinë primare për 2 fëmijët e tyre.

Kelly dhe ish-bashkëshorti, Brandon Blackstock po luftonin për kujdestarinë e River, 6 vjeç, dhe Remy, 4 vjeç.

Blackstock dëshironte të jetojnë në fermën e tyre në Montana dhe kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve.

Por gjykata mori vendimin që kujdestarinë primare do e kishte këngëtarja, ndërsa ish-bashkëshorti i saj do i marrë fëmijët në fundjavën e parë, të tretë dhe të pestë të çdo muaji. Fundjavën e parë dhe të 5-të Brandon duhet të jetë në Los Angeles në mënyrë që të kalojë kohë me dy fëmijët e tij, ndërsa në fundjavën e 3-të të muajit fëmijët duhet të udhëtojnë në Montana.

Ndërkohë Kelly arriti të sigurojë që të kalojë më shumë kohë me fëmijët, gjë edhe që e dëshironte.

Gjykata urdhëroi se asnjëri prej tyre nuk duhet të flasë keq për njëri-tjetrin tek fëmijët, si edhe nuk duhet të konsumojnë pije alkoolike apo drogë kur udhëtojnë me fëmijët me makinë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat