E kritikuan për mosrespektimin e distancës, Dojna Mema zbulon se e ka kaluar Covid-19

Bota e Yjeve

E kritikuan për mosrespektimin e distancës, Dojna Mema zbulon se e ka kaluar Covid-19

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 14:54
Dojna Mema

Dojna Mema prezantoi këtë vit koncertin virtual, i cili u mbajt me rastin e “Natës së Bardhë” më 29 nëntor.

Moderatorja publikoi në rrjetet sociale disa video të shkëputura nga kjo natë, ku ishin të pranishëm shumë artistë, por ndryshe nga çdo herë tjetër, mungonte publiku.

“Disa nga momentet e prezantimit më të pazakonshëm (pa publik) të Natës së Bardhë,”- shkroi ajo krahas videove.

Por, tek komentet, ndjekësit kanë shprehur shqetësimin, pasi moderatorja është parë shumë afër të tjerëve që kanë qenë të pranishëm.

Një nga komentueset i shkruan që të ruajë distancën, pasi ka edhe gjyshen në shtëpi dhe në këtë mënyrë mund të bëhet shkak për infektimin e saj me koronavirus.

Por, Dojna, e cila e ka parë këtë koment, rrëfeu se në fakt nuk përbën rrezik për asnjë.

“E kam kaluar Covid-19 dhe sipas analizave të fundit, vazhdoj të jem imune duke mos përbërë rrezik për të tjerët, aq më tepër për gjyshen,”- shkroi moderatorja.

Aktualisht, Dojna është shkëputur nga televizioni dhe i është përkushtuar kanalit të saj në “You Tube”, ku deri më tani ka publikuar dy video me gjyshen e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat