Billie Eilish tregon hapur krizat e identitetit

Bota e Yjeve

Billie Eilish tregon hapur krizat e identitetit

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:12
Billie Eilish

Këngëtarja Billie Eilish nuk e kishte aq të lehtë famën dhe me ardhjen e saj, gjërat u përkeqësuan në jetën e këngëtares.

Në një intervistë për mediat e huaja, ajo rrëfeu hapur për publikun problemet që i solli fama dhe krizën e identitetit të saj.

Ajo shkoi deri në atë gjendje sa nuk i dukej më vetja si Billie dhe tregoi se ndikohej shumë nga komentet negative të njerëzve.

Për këtë arsye, Billie kërkoi ndihmën e miqve të saj që ishin njohur më herët me famën, si Justin Bieber, Ariana Grande, Katy Perry apo Lady Gaga.

“Ishte dhjetori i kaluar kur po performoja në një radio. Gjatë gjithë shfaqjes ndihesha sikur nuk isha unë. Më dukej sikur po hiqesha sikur isha unë, por nuk isha Billie. Nuk më dukej vetja, si vetja. Po e shikoja veten nga një tjetër perspektivë dhe ishte një ndjesi shumë e çuditshme. Isha si një parodi e vetes.

Image
Billie Eilish

Ishte mirë të flisja me njerëz që e kishin kaluar të njëjtën situatë si unë dhe që ia kishin dalë mbanë ta linin pas krahëve”, thotë Billie që shton se u ndje mirë pasi kuptoi që askujt nuk i ishte përsëritur kjo gjendje”- ka treguar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat