“Njësh me natyrën”- Ylli i televizioneve i lë të gjithë pa fjalë, publikon foto topless nga pushimet në Maldive

Bota e Yjeve

“Njësh me natyrën”- Ylli i televizioneve i lë të gjithë pa fjalë, publikon foto topless nga pushimet në Maldive

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:41
Montana Brown

Ylli i “Love Island”, Montana Brown, ka pozuar krejtësisht e zhveshur në Maldive.

Ylli i televizioneve, 25 vjeç, i hoqi të gjitha, teksa shijonte një zhytje gjatë perëndimit të diellit, raporton “The Sun”.

Meqënëse ishte nata e saj e fundit nga udhëtimi i mrekullueshëm, Montana vendosi të dilte topless për të shijuar oqeanin.

Image

Ajo dukej e pabesueshme teksa tregonte linjat seksi gjatë kohës që pozonte para kamerës.

Montana përdori një zemër ngjyrë vjollcë për të mbuluar pjesët intime, ndërsa flokët e lagura i kishte hedhur pas shpinës.

Krahas fotos, ajo shkroi: “Njësh me natyrën“.

Fotoja ka marrë komente pafund nga fansat e bukuroshes seksi.

Image

Arratisja në Maldive vjen pak kohë pasi Montana zbuloi se kishte bërë një abort, i cili për të kishte qenë shkatërrues.

Ajo u nda nga i dashuri i saj model, Elliott Reeder, në janar, pas një periudhe dy-vjeçare që kishin kaluar bashkë.

Montana u bë e famshme në sezonin e tretë të “reality show-t”, “Love Island”, në 2017.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat