“Doli e vërteta e kafes!”- Pasi i doli publikisht në mbrojtje 22-vjeçares së virgjër, Melisa Lleshi i përgjigjet ish-konkurrentes së “Përputhen”: Po të fiket qiriu

Bota e Yjeve

“Doli e vërteta e kafes!”- Pasi i doli publikisht në mbrojtje 22-vjeçares së virgjër, Melisa Lleshi i përgjigjet ish-konkurrentes së “Përputhen”: Po të fiket qiriu

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:07
Sindi Loci

Ditën e djeshme, debati mes Melisa Lleshit dhe Sindi Locit degjeneroi deri në fyerje.

22-vjeçarja e virgjër i tha konkurrentes tjetër se ajo bën seks me atë që e ndjen dhe jo me këdo që i jepte një kafe, dhe këto fjalë e kanë ofenduar shumë Melisën, e cila doli nga studioja, por të qarat dhe ulërimat nga prapaskena mund të dëgjoheshin ende.

Pas këtij debati të fortë ka pasur edhe një reagim nga ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj, e cila u përjashtua disa javë më parë nga emisioni për shkak se bullizoi konkurrentët e tjerë, konkretisht Tea Trifonin dhe Graciano Merkon.

Nëpërmjet një postimi të gjatë në Instastory, Shqipja thotë se këtë reagim e ka bërë vetëm se iu kërkua nga fansat, teksa shkruante:

“Shpeshherë më bëni tag në disa skena dhe doni me këmbëngulje mendimin tim. E di që jam treguar shumë indiferente dhe nuk ju kam dhënë mendimin kur e keni dashur.

Tashmë e keni kuptuar që jam e drejtpërdrejtë dhe ju pëlqejnë goditjet pa sponde. E vërteta djeg gjithmonë. Si në rastin e balonit që thashë unë, doli edhe në rastin e kafes që tha Sindi.

Sindi tha diçka që tashmë dihej që në prezantimin e parë. Mos harrojmë që dielli duket që në lindje. Si në rastin e parë, ashtu dhe në rastin e dytë, çdokush që ka shkuar pas për të ngushëlluar vajzat është fallco.

Kush ngacmon më të vërtetën e emisionit (Sindin) ka punë me mua! Dhe me mua ta dini nuk dilni pa u lagur”.

Pas këtij reagimi, Melisa nuk ka ndenjur pa dhënë një “përgjigje”. Në një postim në Instastory, 22-vjeçarja shkruante:

“Më bëhet qejfi që jo vetëm brenda por edhe nga jashtë po kërkojnë pak audiencë nëpërmjet emrit tim. Shpresoj t’ju funksionojë kjo strategji duke qenë se po “ju fiket qiriu”, se të paktën keni mbështetjen e njëra-tjetrës.

Kaq mjafton besoj, nuk keni nevojë për tag. Ju dua”- ka shkruar Melisa.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat