Pas Rita Orës, edhe Cardi B kërkon falje publike si rrallëherë! Ja çfarë bëri reperja që u detyrua të bënte diçka të tillë

Bota e Yjeve

Pas Rita Orës, edhe Cardi B kërkon falje publike si rrallëherë! Ja çfarë bëri reperja që u detyrua të bënte diçka të tillë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:12
Cardi B

Me rastin e Ditës së Falënderimeve, Cardi B organizoi një festë të madhe, por kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga fansat e saj, të cilët e kanë kritikuar ashpër.

Nëpërmjet disa postimeve në “Twitter”, këngëtarja zbuloi se kishte mbledhur në shtëpi 12 fëmijë dhe 25 të rritur, duke thyer kështu rregullat e izolimit nga Covid-19, raporton “The Sun”.

Pasi u përball me një lum kritikash, Cardi kërkoi falje publikisht që kishte organizuar një tubim të madh në mes të pandemisë.

“Më falni, nuk po përpiqesha ta bëja dikë të ndihej keq. Kisha familjen time për herë të parë në shtëpi dhe kjo më bëri të ndihesha shumë mirë. Kam shpenzuar shumë para që t’i bëja testet të gjithëve dhe ja vlejti. Nuk po përpiqesha të ofendoja askënd”, ju është përgjigjur Cardi kritikave.

Cardi shtoi se ajo dhe stafi i saj testohen katër herë në javë.

Fansat e cilësuan veprimin e reperes si “mburrje” dhe si një shembull i keq për t’u dhënë.

Ditën e djeshme, edhe Rita Ora kërkoi falje publike, pasi u zbulua nga policia festa e fshehtë e ditëlindjes që kishte organizuar në një restorant në Londër, ku ishin të ftuar më shumë se 30 persona.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat