Me unaza të personalizuara dhe me një këngë dedikuar tij, aktori i njohur i propozon në mënyrën më romantike të dashurit

Bota e Yjeve

Me unaza të personalizuara dhe me një këngë dedikuar tij, aktori i njohur i propozon në mënyrën më romantike të dashurit

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:14
Jonathan Bennet dhe Jaymes Vaughan

Aktori i “Mean Girls”, Jonathan Bennet, sapo na tregoi të gjithëve se është fejuar me të dashurin e tij, Jaymes Vaughan.

Ylli 39-vjeçar, i cili aktroi në rolin e Aaron Samuels në filmin e njohur të realizuar në vitin 2004, ndau disa foto romantike të shkëputura nga propozimi i mrekullueshëm, raporton “Mirror”.

Duke zbuluar këtë moment të lumtur me 848,000 ndjekësit e tij në Instagram, Jonathan rrëfeu se “qau në mënyrë të shëmtuar” gjatë momentit emocionues.

Në momentin e parë, Jonathan dukej i shtangur kur partneri i tij, Jaymes, u ul në gjunjë.

Çifti më pas ndau momentin kur ishin përqafuar dhe puthur me njëri-tjetrin.

Aktori gjithashtu zbuloi se i dashuri i tij kishte shkruar një këngë posaçërisht për ngjarjen e rëndësishme.

“Unë thash po! Dhe qava në mënyrë të shëmtuar si një person i çmendur. Jam kaq i ngazëllyer për të ndarë këtë moment me ju, nga unazat me porosi që ai kishte bërë për ne deri tek kënga që shkroi dhe këndoi për mua.

Mezi po pres t’ju tregoj videon këtë javë. Por tani për tani, keni vetëm këtë moment gëzimi”,- shkroi Jonathan krahas postimit në rrjete sociale.

Jonathan, i cili ka dalë me Jaymes që nga viti 2017, tregoi për revistën “People” edhe detajet e propozimit.

“Pash James që mbante një tabelë ku shkruhej ‘Ne kurrë nuk e gjetëm këngën tonë, kështu që unë e shkrova atë për ty’. Aty e kuptova që do më propozonte, sepse ishte e njëjta shenjë që ai bëri kur më tha se më donte për herë të parë”, – tha Jonathan.

Çifti ka marrë shumë urime tek komentet dhe shprehen se janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat