“U mbylla në tualet…”- Dua Lipa rrëfen eksperiencën e sikletshme kur ka performuar për herë të parë në skenë

Bota e Yjeve

“U mbylla në tualet…”- Dua Lipa rrëfen eksperiencën e sikletshme kur ka performuar për herë të parë në skenë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:15
Dua Lipa

Sot është një ndër këngëtaret më të suksesshme në mbarë botën, por a e dini se si e ka nisur rrugëtimin Dua Lipa?

Këngëtarja ka plot pesë vite që performon në skena të ndryshme dhe sjell projekte muzikore që rrëmbejnë zemrat e shumë fansave të saj.

Pak minuta më parë, ajo ka publikuar në Instastory një foto, ku tregon se sa keq e ka përjetuar momentin kur do të ngjitej në skenë për herë të parë, në një shfaqje që po zhvillohej në Berlin, Gjermani.

“Rrugës për në shfaqjen time të parë, një spektakël në Berlin, ku u mbylla në një tualet vetëm pak para se të ngjitesha në skenë, sepse isha shumë nervoze”,- ka shkruar Dua krahas fotos.

Vetëm pak ditë më parë, ajo mbajti një koncert virtual, të titulluar “Studio 2054”, si dhe së fundmi është nominuar në gjashtë kategori për çmimet “Grammy”, duke qëndruar përkrah emrave të tjerë shumë të suksesshëm në muzikë, si Taylor Swift apo Beyonce.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat