Ameli ka nisur të shkruajë dhe Miriam Cani nuk mund të mos e publikonte letrën që e vogla i dedikoi

Bota e Yjeve

Ameli ka nisur të shkruajë dhe Miriam Cani nuk mund të mos e publikonte letrën që e vogla i dedikoi

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:57
Miriam Cani dhe Ameli

Para pak ditësh, Ameli, vajza e Miriam Canit dhe Alban Skënderajt, mbushi 5 vjeç dhe prindërit u kujdesën që t’i organizonin një super festë.

Miriam poston shpesh momente nga jeta e saj e përditshme, përfshirë edhe fëmijët, Amelin dhe Duamin.

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja publikoi në Instagram një foto, nëpërmjet së cilës tregon një letër që i ka shkruar Ameli në anglisht.

“Mami, të dua shumë,”- kishte shkruar vogëlushja.

Duket që Ameli ka filluar të shkruajë dhe këtë moment të rëndësishëm, Miriam Cani nuk mundi të mos e ndante edhe me ndjekësit e saj.

Prej kohësh, ajo nuk është më aktivë me projekte muzikore, pasi i është përkushtuar biznesit.

Ndërsa, partneri i saj, Albani Skënderaj, së shpejti pritet të publikojë bashkëpunimin me Arilena Arën, i cili titullohet “A i sheh”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat