Fjoralba Ponari emision i ri apo déjà vu e Arbanës dhe Arditit?

Bota e Yjeve

Fjoralba Ponari emision i ri apo déjà vu e Arbanës dhe Arditit?

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 16:17
Fjoralba Ponari

Fjoralba Ponari do të nisë një format të ri televiziv, veçmas nga “E diell”, programit ku ka qenë pjesë sezonet e shkuara.

Dhe detajet i ka zbuluar po vete: “Po është emision më vete, me fokus dëshirat e fëmijëve shqiptar, por me një kusht. Dëshirat nuk mund të jenë për ata vetë, por për dikë tjetër. Fillojmë transmetimin në janar 2021. Aman se kam rënë 5 kg që kur kam filluar xhirimet. Sa më shumë largoheshim qëndrës së kryeqytetit, aq më të thjeshta, të pafajshme e që të thyenin zemrën ishin dëshirat”.

Dhe kur ka emocionuar vetë Fjoralbën që është në brendësi të tij, me siguri që do emocionojë dhe ata që do e shohin, edhe pse nuk është i pari i kësaj natyre dhe në njëfarë mënyre dublon formatin “Dua të të bëj të lumtur” brenda së njëjtit televizion, apo dhe “Një mesazh për ty” nga Ardit Gjebrea në ‘Tv Klan’, i cili plotëson gjithashtu dëshirat e njerëzve, shpeshherë edhe të fëmijëve dhe që pikë të fortë të shikueshmërisë kanë pikërisht familjet ku ka nevojë për ndërhyrje fati në zonat larg Tiranës.

Por gjithsesi Shqipëria ka kaq shumë nevojë për ndërhyrje të tilla, ka kaq shumë njerëz në nevojë, sa ndoshta emisione të tilla do kemi gjithmonë e më shumë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat