Tayna vulos një super sukses ndërkombëtar!

Bota e Yjeve

Tayna vulos një super sukses ndërkombëtar!

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 16:58
Tayna

Që artistët shqiptarë po bëjnë namin në Spotify kjo është pak por e sigurtë.

Ditën e djeshme u raportua se Dua Lipa është në mesin e 4 këngëtarëve më të dëgjuara të vitit 2020, së bashku me Drake, Bad Bunny dhe The Weeknd.

Ndërkohë Loredana është artistja më e dëgjuar e këtij viti në Spotify në Gjermani.

Ajo ka lënë pas edhe emra të njohur të hip hop-it në Gjermani si Capital Bra, Samra, Celine dhe Juju. Këngët më të dëgjuara të Loredanës kanë qenë “Kein Wort”, “Nich Verdient” dhe “Labyrinth”. Loredana ka ndarë postimin e Spotify në profilin e saj dhe ka treguar se është shumë krenare për këtë sukses të saj.

Ndërkohë një tjetër shqiptare na nderoi. Tayna kryeson në kategorinë “Pop rap” me këngën “A jo”, që është dëgjuar 29.230 minuta.

Kjo këngë është publikuar 7 muaj më parë dhe cilësohet si një nga perlat e karantinës. Ndonëse është vetëm në versionin ‘lyrics’ ky projekt ka patur një sukses të paparë.

Image
Tayna
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat