Kjo ëshë jeta e të famshmes Jennifer Lynn Lopez

Bota e Yjeve

Kjo ëshë jeta e të famshmes Jennifer Lynn Lopez

Nga: D.B. Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:32
Jennifer Lynn Lopez

Jennifer Lynn Lopez lindi më 24 Korrik 1969 New York. Është një aktore, këngëtare, producente, kërcimtare , dhe stiliste mode amerikane. Ajo është një nga njerëzit më të pasur në Hollywood që vjen nga Amerika Latine sipas Forbes, dhe sipas revistës People "100 njerëzit me influencë".

Eshtë fëmijë e prindërve Porto-Rikan, Guadalupe Rodriguez, një edukatore fëmijesh, dhe David Lopez, një specialist kompjuterash.

Martesa e saj e parë, është me Ojani Noa në 22 shkurt 1997, ajo e njohi atë kur ai punonte si kamarier në një restorant. Por ata u ndanë në janar të 1998.

Më vonë ajo pati një lidhje prej 2 vjet e gjysëm me hip-hop nga mongolia Sean Combs. Martesa e dytë për Jennifer ishte me kërcimtarin e saj Cris Judd, i cili merr pjesë ne videoklipin "Love don't cost a thing". Martohen në 29 shator 2001, dhe ndahen në janar të 2003.

Më pas njihet me aktorin Ben Affleck, me të cilin kishte një marrëdhënie serioze.

Ai në nëntor 2002 i dhuron një unazë e cila kushtonte 1,2 milion $. Dhe kështu planifikojnë të bëjnë dasmën e tyre në 14 shator 2003, në Santa Barbara, Kalifornia. Por ajo dështoi. Ata luajtën bashkë në dy filma: "Gigli" 2003 dhe "Jersey Girl" 2004.

Direkt mbas ndarjës, ajo njihet  menjëherë me Marc Anthony, që e njihte edhe më përpara se martesat e saj, dhe martohet në 5 qershor 2004. Dhe në 22 shkurt 2008 lindin binjakët e tyre. Jennifer Lopez u nda nga Marc Anthony me 15 korrik 2011.

Image
Image
Image
Image

 

 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat