Kjo është dieta e të famshmes Karlie Kloss

Bota e Yjeve

Kjo është dieta e të famshmes Karlie Kloss

Nga: D.B. Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:46
Karlie Kloss

Pa dyshim, Karlie Kloss konsiderohet si një top modele. Ajo ka qenë fytyra e shumë markave të mëdha, dhe gjithashtu është një ish-modele e Victoria Secret,transmeton "Bota sot".

Shumë njerëz  pyesin veten se si ia del Kloss që të ketë forma aq të mira trupore.

Natyrisht, dieta e saj është mjaft e vështirë. Ajo ka zbuluar për “Stylecaster” se çfarë ha ajo në një ditë të zakonshme.

“Unë zakonisht filloj ditën time me një omëletë vezësh me avokado, salcë dhe kafe me qumësht bajamesh”, ka thënë ajo.

Për drekë Kloss ka thënë se ushqehet me proteina dhe perime ose sallata.

Ndërsa darka e Karlie Kloss përfundon me peshk ose zarzavate dhe perime.

 
Image
Image

 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat