“Zonjë në rrugë dhe bushtër në shtëpi”- Konkurrenti i “Përputhen” e tha troç se si e do femrën e tij në takimin me Ana Kaurin

Bota e Yjeve

“Zonjë në rrugë dhe bushtër në shtëpi”- Konkurrenti i “Përputhen” e tha troç se si e do femrën e tij në takimin me Ana Kaurin

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 11:34
Ana Kauri

Ana Kauri doli në takim me Elvis Lushin këtë javë. Por pas puntatës së djeshme tek “Përputhen”, duket se dyshja nuk do ta vazhdojë njohjen, sepse Ana Kauri zgjodhi dikë tjetër.

Gjatë bashkëbisedimit, ajo i kërkoi Elvis Lushit ta ngacmonte pak, kështu konkurrenti u thellua më shumë dhe kaloi në detaje intime.

Kur e pyeti se si do dëshironte që ta kishte femrën e tij dhe ai nuk hezitoi aspak të jepte një përgjigje të drejtpërddrejtë dhe të papritur, duke thënë: “Zonjë në rrugë dhe bushtër në shtëpi.”

Ky mendim u mbështet edhe nga të tjerët në studio, përfshirë edhe opinionistin Arjan Konomin.

Gjithashtu, gjatë bisedës me njëri-tjetrin, u vu re se të dy ishin të mendimit se një femër nuk duhet ta “japë” veten që në takimin e parë, pasi ky veprim është pak i ekzagjeruar.

“Njeriu duhet të ketë vetëpërmbajtje. Në gjykimin tim nuk është normale dhe nuk është e pranueshme,”- tha ai.

Kjo bisedë u mor si një kunj për Melisa Lleshin, e cila ka qenë shumë e afruar në takimet e saj të para me Mevlan Shabën, e sidomos me Fatjon Kuqarin.

“Ndoshta jam e vetmja që kam bërë shumë gjeste, ndoshta e kanë pasur me mua, por nuk e mora personale. Ti mund të jesh më shumë femër si unë. Nëse do e ndiej me e puth, do e puth.

Ashtu e ndiej, ashtu e bëj. Nëse mashkulli është aq i cekët dhe keqkupton reagimin tim, ai nuk është për mua,”- tha 22-vjeçarja.

Nga ana tjetër, Ana Kauri tha se nëse dikush nuk di të përmbahet në takimin e parë, atëherë nuk është femër.

“Unë jam e përmbajtur dhe jo të veproj në fillim, këtë doja të kuptoja tek Elvisi. Për këtë gjë ia kam drejtuar edhe pyetjen. Një femër që nuk di të kontrollojë veten nuk është në nivelin që është një femër. Njeriun nga kafsha e dallojnë disa instinkte të vogla,”- përfundoi ajo.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat