Nga simptomat e shtatzënisë tek dhoma e bebushit, Afërdita Dreshaj na i tregoi të gjitha!

Bota e Yjeve

Nga simptomat e shtatzënisë tek dhoma e bebushit, Afërdita Dreshaj na i tregoi të gjitha!

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 14:25
Afërdita Dreshaj

Këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj çek Jakub Kindl po bëhen prindër për herë të parë.

Afërdita është në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël dhe nuk ka ngurruar ta ndajë me ndjekësit shtatzëninë që në fillimet e saj.

Herë pas here në rrjete sociale, këngëtarja ka publikuar foto të barkut të rrumbullakosur, duke treguar hap pas hapi ndryshimet e trupit të saj.

Së fundmi, Afërdita ka realizuar një mini-intervistë me ndjekësit në InstaStory, duke i shuajtur atyre kuriozitetin rreth shtatzënisë së saj.

Këngëtarja tregoi se megjithëse i hahet ushqim jo i shëndetshëm, mundohet të ushqehet sa më shëndetshëm në vaktet kryesore. Megjithatë ajo e prish regjimin sa herë ka neps të madh për diçka (në këtë rast ëmbëlsirat).

Gjithashtu, ndjekësit ishin kuriozë të dinin nëse Afërdita ka pasur simptoma gjatë fillimit të shtatzënisë së saj, ndërsa ajo tregoi se ka qenë shumë mirë dhe s’ka pasur asgjë.

Përsa i përket emrit të bebushit, dyshja ende nuk e ka gjetur por edhe kur ta gjejnë, do ta mbajnë sekret derisa të lindë.

Image
Insta

Afërdita rrëfeu gjithashtu se dhoma e djalit të tyre do të jetë gati në muajin shkurt dhe atëhere do ta ndajë edhe me ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat