Kamela Islamaj apo Ronela Hajati? Orgesa Zaimi vihet mes zgjedhjes: Do më fusni në sherr!/ Flet dhe për jetën private: Seksi më i mirë …

Bota e Yjeve

Kamela Islamaj apo Ronela Hajati? Orgesa Zaimi vihet mes zgjedhjes: Do më fusni në sherr!/ Flet dhe për jetën private: Seksi më i mirë …

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 12:58
Orgesa Zaimi

Orgesa Zaimi është një nënë e përkushtuar e dy fëmijëve të saj, një djali dhe një vajze.

Këngëtarja është shprehur se do dëshironte të kishte 5 fëmijë, por për shkak të mundësive ka vetëm dy.

E ftuar në “AfterParty”, ajo foli për jetën sentimentale duke pranuar se i pëlqejnë puthjet buzë detit si edhe pranë zjarrit.

Ndërsa me seksit të zjarrtë dhe dashurisë me përqafime, ajo zgjodhi të bëjë një kombinim të të dyjave duke u shprehur: Përqafime të zjarrta.

Orgesa Zaimi u vendos mes dy zgjedhjeve, atë të Ronela Hajatit dhe Kamela Islamajt, por këngëtarja nuk i ndau dot duke pranuar se i do shumë të dyja dhe kthimi i një përgjigje “do e fuste në sherr”.

Pjesë nga intervista:

Mami tolerante apo bashkëshorte e rreptë?

Orgesa Zaimi: Mami tolerante se nuk jam bashkëshorte e rreptë.

Më mirë me dy fëmijë apo më shumë se dy fëmijë?

Orgesa Zaimi: Me dëshirë do doja të kisha 5, por mundësia ishte të bëja dy.

Kamela Islamaj apo Ronela Hajati

Orgesa Zaimi: A do më fusni në sherr këtu. Të dyja i dua, nuk i ndaj dot.

Puthje buzë detit apo pranë zjarrit

Orgesa Zaimi: Më pëlqejnë të dyja variantet, shumë të mira janë.

Seksi më i mirë para apo pas martese?

Orgesa Zaimi: No coment, 13 vite martesë në majë të hundës (qesh).

Seks i zjarrtë apo dashuri me përqafime?

Orgesa Zaimi: Përqafime të zjarrta, kombinim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat