Rihanna dhe A$AP Rocky fotografohen për herë të parë bashkë

Bota e Yjeve

Rihanna dhe A$AP Rocky fotografohen për herë të parë bashkë

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 07:01
Rihanna dhe A$AP Rocky

Rihanna ka nisur një romancë të re me reperin, A$AP Rocky. Burime pranë dyshes kanë thënë për “People” pak ditë më parë se ata janë në fazat e para të një lidhjeje romantike dhe se deri më tani çdo gjë po ecën më së miri.

Ky konfirmim vjen pasi Rihanna dhe A$AP janë parë duke shijuar një darkë me miqtë e tyre në New York ditën e shtunë. Këngëtarja e hitit “Umbrella” dhe artisti i “Praise The Lord” bashkëpunuan në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s.

Pas projektit të përbashkët ata dhanë dhe një intervistë me njëri-tjetrin dhe A$AP Rocky u shpreh se pjesa më e vështirë e bashkëpunimit ishte se ai nuk mund të fokusohej dhe të qëndronte serioz para këngëtares.

Së fundmi, pas këtyre zërave ata janë fotografuar për herë të parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në rrugët e New York.

Të dy janë munduar të fshihen por nuk ia kanë dalë. Dy artistët janë fotografuar me kapele e maska, por gjithsesi nuk i kanë shpëtuar syrit të paparacëve.

Rihanna kishte veshur një palë pantallona të bardha dhe një xhup, këpucë të bardha dhe një xhaketë me ngjyrë krem.

Reperi dhe këngëtarja janë miq prej shumë kohësh tashmë. A$AP Rocky ka marrë pjesë në turneun botëror “Diamonds” të Rihanna-s në vitin 2013-të dhe reperi ka bashkëpunuar në këngën “Cockiness” të artistes.

Rihanna i dha fund lidhjes me të dashurin e saj, miliarderin Hassan Jameel në muajin janar të këtij viti dhe më herët ka qenë në marrëdhënie me disa personazhe të tjerë të njohur si Drake, Chris Broën etj. Nga ana tjetër, A$AP Rocky ka qenë në lidhje me Kendall Jenner, Daiane Sodre.

ImageRihanna dhe A$AP Rocky
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat