“Vdeksha për ty!”- Rezart Veleshnja publikon videon epike të Luana Vjollcës me çorape dhe pa make up para emisionit

Bota e Yjeve

“Vdeksha për ty!”- Rezart Veleshnja publikon videon epike të Luana Vjollcës me çorape dhe pa make up para emisionit

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 07:47
​​​​​​​Luana Vjollca

Luana Vjollca gjithmonë është e kuruar deri në detaje, por ditën e djeshme, Rezart Veleshnja ka publikuar një video të rrallë.

Aktori i humorit ndau me të gjithë në Instastory pamjet teksa moderatorja bëhej gati para emisionit, duke u fokusuar tek çorapet e saj të gjata.

“Më shtohet jeta vetëm kur shikoj këto çorape. Këto çorape mua më shtojnë jetën. O zottt… O Luana, o dritë,”- dëgjohet duke thënë Rezart Veleshnja.

Ndërkohë, përveç çorapeve, Luana Vjollca shfaqet e veshur me një fustan sportiv, teksa po bëhej gati për të larë flokët e më pas për të bërë make up-in.

Gjatë videos, moderatorja  mbulon fytyrën me duar, pas komenteve epike që aktori i bën.

Pak kohë më parë, u përfol për një zënkë mes tyre, pasi Rezart Veleshnja nuk u shfaq në emision për disa ditë, por kjo rezultoi të ishte e pavërtetë, sepse “largimi” i tij kishte të bënte me disa angazhime në “Portokalli”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat