“Ktheni burrat që janë ‘burra’”- Pozoi i veshur me fustan, Harry Styles u përgjigjet kështu kritikëve

Bota e Yjeve

“Ktheni burrat që janë ‘burra’”- Pozoi i veshur me fustan, Harry Styles u përgjigjet kështu kritikëve

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 07:58
Harry Styles

Këngëtari i njohur, Harry Styles, ka reaguar pas kritikave që i janë bërë nga disa komentues dhe aktivistë konservatorë për faktin se zgjodhi të vishte një fustan në kopertinën e “Vogue”.

Ai u bë i pari mashkull që u shfaq vetëm në këtë kopertinë gjatë gjithë historisë 127-vjeçare të revistës së njohur, raporton “The Hill”.

Këngëtari i “Watermelon Sugar”, ndau të mërkurën një foto, ku shfaqej i veshur me kostum blu dhe duke ngrënë banane, krah së cilës shkroi: “Ktheni burrat që janë ‘burra’”.

Në të vërtetë, përshkrimin krah fotos, ai e mori nga autorja amerikane Candace Owens, e cila, në një status në Twitter, shkruante se shoqëria nuk mund të mbijetojë pa burra të fortë.

“Nuk ka asnjë shoqëri që mund të mbijetojë pa burra të fortë. Lindja e di këtë. Në Perëndim, feminizimi i qëndrueshëm i burrave tanë në të njëjtën kohë që Marksizmi u mësohet fëmijëve tanë nuk është një rastësi. Është një sulm i drejtpërdrejtë. Ktheni burrat!”.

Statusi i saj shkaktoi një trazirë në rrjetet sociale ndërsa figura të ndryshme publike dhe fansat u bashkuan të gjithë për të mbrojtur ish-anëtarin e One Direction.

Olivia Wilde ia ktheu me një koment të vetëm, duke shkruar: ”Je patetike”.

Kathy Griffin gjithashtu i doli në mbrojtje këngëtarit britanik, duke shkruar: “Candy Owens nuk di se çfarë bën për të dalë kundër Harry Styles”.

Nuk mbeti pa një koment as Jameela Jamil, e cila u shpreh: “Harry Styles është mjaft burrëror, sepse burrëror është çdo gjë që ti bën, jo ajo që vendosën disa persona të pasigurt, toksikë, homofobë, qindra vjet më parë“.

Kurse Zach Braff shkroi për 26-vjeçarin: “Gjatë gjithë jetës sonë, djemve dhe burrave u thuhet se duhet të jemi burrëror. Jeta është e shkurtër. Bëhuni cilido që dëshironi të jeni”.

Duke folur më parë me Variety, ish-anëtari i “One Direction” hodhi dritë edhe një herë mbi pikëpamjet e tij për modën.

“Të mos veshësh diçka, sepse është veshje për femra, do të thotë që ti të mbyllësh një botë të tërë me rroba të shkëlqyera. Unë mendoj se ajo që është emocionuese kohët e sotme, është fakti që ju mund të vishni atë që ju pëlqen. Nuk ka pse të jetë X ose Y.”

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat