Gjithë bota flet për Dua Lipën!

Bota e Yjeve

Gjithë bota flet për Dua Lipën!

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 07:04
Dua Lipa

Dua Lipa është padyshim këngëtarja më e kërkuar e momentit dhe gjithë bota flet për të. Mbrëmjen e sotme ajo ka shtuar edhe 2 kupa tek arritjet e saj, duke u vulosur kështu si një emër ndërkombëtar.

Dua Lipa ka fituar çmimin “Albumi më i mirë ndërkombëtar” dhe “Artistja më e mirë ndërkombëtare: në eventin “Los40 Music Awards”, që mbahet në Spanjë. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar se është emocionuar pa fund nga ky vlerësim dhe se nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.

“Faleminderit për të gjitha! Albumi më i mirë ndërkombëtare dhe Artistja më e mirë ndërkombëtare! Faleminderit edhe që më rikthyet në skenën tuaj! Shpresoj që herën tjetër mund të rikthehem në vendin tim më të preferuar në botë, Madrid dhe t’ju shikojë të gjthëve”, ka shkruar Dua në një postim.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Ndërkohë 4 ditë më parë ajo fitoi një tjetër çmim, “The Music Award” në “Attitude Awards”. Pasi pranoi çmimin e saj, Dua mbajti edhe një fjalim mjaft emocionues duke folur për vitin e vështirë dhe komunitetin LGBTQ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat