“Kisha 3 punë dhe sërish isha i varfër”

Bota e Yjeve

“Kisha 3 punë dhe sërish isha i varfër”

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 09:14
Gashi

Gashi është një ndër shembujt më të mirë se suksesi mund të arrihet me shumë punë. Reperi shqiptar i ka ngjitur një nga  një shkallët e karrierës edhe pse shpesh ka hasur në probleme.

Ditën e sotme reperi ka publikuar një nga videoklipet e tij të para, që është realizuar 10 vite më parë. Gashi ka treguar se asokohe ishte në 3 punë dhe sërish ishte i varfër. Megjithatë ai ka dhënë një mesazh të fortë, duke u shprehur se kurrë nuk hoqi dorë dhe sot është këtu ku është.

“Isha në 3 punë kur kam xhiruar këtë video. Dhe sërish isha i varfër. Por gjëja më e mirë ishte se nuk u dorëzova… vazhdova përpara”, ka shkruar Gashi.

Më pas ai ka postuar videon nga spektakli i Jimmy Fallon, ku moderatori shfaqet duke mbajtur albumin “1984” të Gashit në duar. Reperi shprehet se 10 vite punë ja kanë vlejtur për të arritur një mbrëmje të tillë të madhe suksesi.

Shpesh reperi ka shprehur hapur shqetësimin për faktin që nuk është vlerësuar kurrë aq sa duhet në industrinë  muzikore. Së fundmi Gashi iu bashkua mesazheve të artistëve të famshëm si The Weeknd dhe Drake, që akuzuan “Grammy” për korrupsion. Reperi shqiptar u shpreh se ai u mërzit nga fakti që albumi i tij i fundit nuk u nominua në këtë eveniment, edhe pse ka punuar fort për të.

“Për fansat ose mbështetësit e mi

Ju jeni arsyeja pse unë jam gjallë… Albumi im 1984 nuk u nominua në çmimet Grammy dhe po kjo gjë më mërziti, por ju jeni arsyeja pse unë nuk po e humbas veten time, sepse kam punuar shumë fort për këtë gjë, por dashuria që ju më keni dhënë është shumë më e vlefshme se një çmim. Faleminderit dhe lutem që kur të kthehem në turne t’ju dëgjoj të gjithëve ju duke kënduar këngët e mia fjalë për fjalë. Pa ju ne artistët jemi asgjë”, shkroi Gashi

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat