Ja pse Christina Aguilera nënshkruan kontratë në heshtje me Jay-Z

Bota e Yjeve

Ja pse Christina Aguilera nënshkruan kontratë në heshtje me Jay-Z

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 18:27
Christina Aguilera

Këngëtarja e njohur, Christina Aguilera ka nënshkruar në heshtje një kontratë me kompaninë menaxhuese të Jay-Z, Rock Nation.

Fituesja e pesë çmimeve “Grammy”, u bashkua me kompaninë e Jay-Z pasi thuhet se pushoi nga puna menaxherin e saj prej 20 vjetësh, Irving Azoff, javën e kaluar.

Roc Nation gjithashtu menaxhon Mariah Carey, Rihanna, Megan Thee Stallion, Normani, Big Sean, DJ Khaled, Fabolous, The-Dream, Lil Uzi Vert, Robin Thicke, Jaden dhe Meek Mill.

Kënga e Christinës “Loyal Brave True”, është nominuar në kategorinë ‘kolona zanore e vitit 2020’ në edicionin e 46-të të People Choice Awards, që transmetohen këtë të dielë në E!.

Aguilera përballet me konkurrencë të madhe në këtë kategori kundër Marina, Leslie Odom Jr., Doja Cat, Taylor Swift, Selena Gomez, SZA & Justin Timberlake, si dhe treshes Thomas Rhett, Kane Brown dhe Ava Max.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat