“Përpiqem ta kontrolloj shumë veten”- Ronela Hajati flet për dashurinë dhe zbulon se në të ardhmen dëshiron të jetë nënë e një…

Bota e Yjeve

“Përpiqem ta kontrolloj shumë veten”- Ronela Hajati flet për dashurinë dhe zbulon se në të ardhmen dëshiron të jetë nënë e një…

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:43
Ronela Hajati

Pas ndarjes nga Young Zerka, nuk kishte si të mungonin edhe pyetjet në lidhje me jetën e saj private.

“Në dashuri, merr apo jep më shumë?”- iu drejtua një nga ndjekësit.

“Dashuria është gjëja më e pakomandueshme në jetë. Unë përpiqem ta kontrolloj shumë veten, ama kur të shkëlqejnë sytë lutesh vetëm të të duan mbrapsht se nuk e llogarit fare sa fal,”- iu përgjigj Ronela.

Image

Ndër të tjera, këngëtarja foli edhe për raportin me fëmijët dhe zbuloi se do dëshironte që në të ardhmen të ishte nënë e një fëmije.

“Fëmijët i dua shumë! Personalisht duke e njohur veten sa e çmendur mund të bëhem kur të bëhem prind, dua vetëm një! Djalë mundësisht!,”- zbuloi ajo.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat