I dashuri 21-vjeçar i Dua Lipës provon gatimet tradicionale shqiptare dhe ja reagimi i tij

Bota e Yjeve

I dashuri 21-vjeçar i Dua Lipës provon gatimet tradicionale shqiptare dhe ja reagimi i tij

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 14:58
Dua Lipa

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, së fundmi vendosi që partnerin e saj, Anwar Hadid, ta çonte në një restorant shqiptar në New York.

Lipa e ka treguar gjithmonë se është patriote e jashtëzakonshme dhe kulturën e traditat e vendit tonë po ia mëson tashmë edhe të dashurit të saj.

Ata kanë ngrënë qebap dhe disa ushqime të tjera tradicionale dhe këtë ua kanë treguar të gjithëve nëpërmjet postimeve në rrjetet e tyre sociale.

Duket se 21-vjeçari e ka pëlqyer shumë kuzhinën shqiptare, për shkak të entuziazmit që tregon në videot e publikuara.

Dyshja u bashkua vetëm pak ditë më parë, sepse kanë qëndruar të ndarë për shkak të angazhimeve që kishte këngëtarja në Britani.

Disa kohë më parë, Dua tregoi në një intervistë se dy ushqimet e saj të preferuara shqiptare janë ajvari dhe pitet me spinaq.

Vitin e kaluar, kur lidhja e tyre sapo kishte nisur, Anwar erdhi në Kosovë bashkë me familjen e këngëtares për “Sunny Hill Festival”, ku u shfaq edhe duke kërcyer valle tradicionale krah saj.

Ndër të tjera, 21-vjeçari është shfaqur edhe i veshur me një bluzë me shqiponjë, e cila ishte stiluar nga dy stilistë shqiptarë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat