“29 vite diferencë”- Olta boka tregon sendet që e ëma i ka ruajtur me fanatizëm të madh deri më sot dhe i krahason me ato të Gaias

Bota e Yjeve

“29 vite diferencë”- Olta boka tregon sendet që e ëma i ka ruajtur me fanatizëm të madh deri më sot dhe i krahason me ato të Gaias

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:29
Olta Boka

Olta Boka po shijon ndjesinë e veçantë të të qenit nënë prej rreth pesë muajsh tashmë, që kur solli në jetë vajzën, Gaian.

Këngëtarja poston herë pas here foto e video të ëmbla të të voglës, por sigurisht, duke ruajtur identitetin e saj.

Ditën e djeshme, këngëtarja ndu me ndjekësit disa video emocionuese nëpërmjet Instastory. Ajo tregoi pjatën dhe lugën e parë të saj, si dhe ato të Gaias.

Madje, mes tyre ka 29 vite diferencë, por mamaja e Olta Bokës është ajo që i ka ruajtur me fanatizëm të madh gjatë tri dekadave.

“Ky ka qenë seti im i parë. Ky tasi dhe luga që janë ruajtur prej 29 viteve. Dhe ky është seti, pjata bashkë me lugën dhe pirunin, që ia ka bërë mami gati Gaias, edhe pse do pak kohë për të filluar ushqimin. Pra nga ky seti tek ky seti ka 29 vite diferencë,”- shprehet këngëtarja në video.

Pak ditë më parë, këngëtares i ndodhi një incident, pasi padashur ndau në llogarinë e saj në Instagram një video të Gaias, ku zbulohej edhe identiteti i saj, të cilin këngëtarja nuk do që ta publikojë.

E penduar, ajo u kërkoi nëpërmjet një statusi në Instastory, të gjithë atyre që mund ta kenë parë, përfshirë dhe gazetarë, që të mos e publikonin videon dhe të mos e përdornin këtë moment, të cilin ajo e cilëson si “delikat”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat