E komentuan për trajnimet nga 24.000 euro; Ermal Mamaqi ka një përgjigje për të gjithë ata që nuk e besojnë

Bota e Yjeve

E komentuan për trajnimet nga 24.000 euro; Ermal Mamaqi ka një përgjigje për të gjithë ata që nuk e besojnë

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:50
Ermal Mamaqi

Pak kohë më parë në një intervistë Ermal Mamaqi tha se largimi i tij nga teleizioni e kishte një arsye dhe ajo ishte dedikimi mbas një karriere tjetër sic është dhe  “motivational speaker”.

Në muajin Korrik 2020 ai bëri dhe trajnimin e parë të cilin e tregoi dhe në rrjete te tij sociale.

Së fundmi ka qarkullua një lajmërim rreth trajnimeve që organizon Ermali, lajmërim i cili u  përfol nga shumë portale dhe persona.

Për të gjithë ata që nuk kanë besim te kjo rrugë e re që po merr Ermali apo që I duket absurd shifrat e shkruar ai ka një përgjigje:

"Ne Shqiptarët jemi Fantastik.
Nëse merresh me drogë, bën vrasje, vjedhje, korrupsion për ty thonë, “Hallall ja boftë Zoti”.
Ama nëse mbledh disa njerëz dhe ndan me ta se si të tjerët mund të prodhojnë sukses, atëherë ke bërë Blasfemi, dhe do vendosesh në shenjestër.

E para Trajnimi 1 Vit për Sukses kushton 7,890 + Tvsh por Vlen më shumë se 39.000 euro(link në bio). Vetëm 1 nga Trajnimet e Biznesit që kam bërë kushton mbi 10K.
Është një Paketë me trajnime nga me të ndryshmet dhe përbëhet nga disa nga profesionistët e Shitjes, Marketigut, Meditimit dhe Vetëzhvillimit. Dhe takimet me mua dhe Profesorët janë çdo javë.
Qesha shume dje me miqtë e mi…
Për ju që nuk e dini, kam mbi 10 vjet që studioj këtë Filozofi të Vetëzhvillimit dhe Motivimit. Jam trajnuar, Çertifikuar nga njerëz që janë Autoritet në këtë industri, që nga Vasil Naci e deri te më të mirët e Planetit, si Tony Robbins, Brian Tracy etj.

Uroj të çliroheni nga ky ankth që ju ka kapur nga kjo që po bëj, pasi duhet të kuptoni që asgjë e keqe nuk do t’ju vijë…
Është si të mërzitesh për dikë që mbledh disa profesor kuzhine dhe bën një kurs për gatimin.

Ju tregoj një fakt personal…
Në të gjithë punët që kam bërë kryesisht artistike kam vendosur gjithmonë një sukses ose rekord dhe gjithmonë në fillim dikush ose të gjithë thonë Parrullën : U bo ky…Ky që ishte kamarier, ose ky që ishte DJ.
Dhe e thone si të ishte turp. Në fakt për mua është krenari dhe një nga pikat më të forta që provoj që keto formula suksesi që mësojmë, funksionojnë. Dhe në fakt 98% e njerëzve të suksesshëm dhe të pasur vijnë nga 0.

Dikush që është shumë i pasur, nuk di si të flasë në publik. (këtë mësojmë ne)
Dikush ka shumë vlera/aftësi dhe nuk di si t’i shesë ose të prodhojë biznes. (këtë mesojmë ne)
Dikush do të mesojë si ta fillojë rrugën e përmirësimit. (këtë mësojmë ne)
Dikush do të mësojë si jetë i lumtur me atë që ka. (këtë mësojmë ne)
Ju ftoj që të bëheni pjesë e Trajnimeve tona të Suksesit për Seancën Falas dhe nëse ju pëlqen mund të bëheni pjesë e Trajnimit *Mendo, Ndrysho, Fito* që do të jetë online në dt 12 dhe 13 Dhjetor. Një Trajnim që ka transformuar jetët e më shumë se 2000 Personave.
Shihemi në majë të suksesit.".

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat