“Ne jemi arsyeja që ke aq shumë para”- Kjo pyetje e Cardi B bëri që fansat të shpërthejnë në kritika kundër saj

Bota e Yjeve

“Ne jemi arsyeja që ke aq shumë para”- Kjo pyetje e Cardi B bëri që fansat të shpërthejnë në kritika kundër saj

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 16:23
Cardi B

Pyetja që Cardi B i drejtoi fansave të saj së fundmi, bëri që të gjithë t’i kthehen kundër, duke e kritikuar.

Reperja i pyeti të gjithë nëse duhet të blinte një çantë që kushtonte 88 mijë dollarë dhe kaq ka mjaftuar që në rrjete sociale të shpërthejnë kritikat, duke theksuar faktin se shumë njerëz në botë vuajnë nga varfëria, e sidomos gjatë kohës së pandemisë, raporton “Insider”.

“Fshije këtë postim. Nuk është i përshtatshëm, veçanërisht në mes të një pandemie globale”, shkruante njëri nga ndjekësit.

Image

“Njerëzit janë duke vuajtur. Nuk mund të blejnë ushqime ose të paguajnë qiratë dhe ti flet gjithë seriozitet për një çantë që kushton kaq shumë. Pse nuk i dhuron ato para tek fansat. Ne jemi arsyeja që ti ke kaq shumë para për t’i harxhuar”, i komentoi një tjetër.

Përgjigja nga reperja nuk vonoi dhe Cardi zbuloi se ka dhuruar miliona dollarë gjatë pandemisë. Ajo ka shpjeguar se bashkë me brand-in “Fashion Nova” ka dhënë 1 milionë dollarë për të ndihmuar të prekurit nga Covid-19 në fillim të këtij viti.

Gjithashtu ajo theksoi se ka ndihmuar me vakte ushqimore në një spital në New York dhe se 2 muaj më parë ka dhënë 1 milion dollarë për fansat e saj.

Image

Megjithatë si përfundim ajo vendosi ta blinte çantën e ju kërkoi falje fansave, vetëm që ata të ndiheshin të kënaqur.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat